Ngritja dhe zhvendosja e tv-së, Kujdes – LG 32LN536B User Manual

Page 355

Advertising
background image

16

ENGSHQIP

MONTIMI DHE PËRGATITJA

Ngritja dhe zhvendosja e

TV-së

Gjatë lëvizjes apo ngritjes së TV-së, lexoni në
vijim se si të parandaloni gërvishtjet apo dëmtimin
e TV-së, si dhe në lidhje me transportin e sigurt
pavarësisht llojit dhe madhësisë.

KUJDES

y

Shmangni gjithmonë prekjen e ekranit sepse
mund të dëmtohet.

y

Rekomandohet ta lëvizni TV-në në kuti ose në
materialin e paketimit me të cilin erdhi fillimisht.

y

Përpara se ta lëvizni apo ta ngrini TV-në,
shkëputni kordonin elektrik dhe të gjitha kabllot.

y

Kur mbani TV-në në krah, ekrani duhet të jetë
në drejtim të kundërt me trupin tuaj në mënyrë
që të mos gërvishtet.

y

Mbajeni fort pjesën e sipërme dhe të poshtme
të kornizës së TV-së. Sigurohuni të mos e
prekni pjesën transparente, altoparlantin ose
zonën e rrjetës së altoparlantit.

y

Gjatë transportit të një TV-je të madh duhet të
jenë të paktën 2 persona.

y

Gjatë transportit të TV-së me duar, mbajeni TV-
në sipas ilustrimit të mëposhtëm.

y

Gjatë transportimit të TV-së, mos i shkaktoni
tronditje apo dridhje të tepërta.

y

Gjatë transportimit të TV-së, mbajeni drejt, mos
e ktheni nga anët, as mos e anoni majtas apo
djathtas.

y

Mos ushtroni presion të tepërt që shkakton
përthyerjen/përkuljen e kasës së kornizës,
sepse mund të dëmtohet ekrani.

Advertising
This manual is related to the following products: