Kujdes – LG 42CS460 User Manual
Page 301
7
SQ
SHQIP
UDHËZIMET MBI SIGURINË
KUJDES
y
y
Instalojeni produktin aty ku nuk ka valë radioje.
y
y
Duhet të ketë distancë të mjaftueshme ndërmjet antenës së jashtme dhe linjave
elektrike për të shmangur që e para të prekë të dytën edhe në rast se antena do të
bjerë.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
y
y
Mos e instaloni produktin në vende si p.sh. në rafte të paqëndrueshme ose në
sipërfaqe të pjerrëta. Gjithashtu, shmangni vendet ku ka dridhje ose aty ku produkti
nuk mund të mbështetet plotësisht.
Në të kundërt, produkti mund të bjerë ose të rrëshqasë, gjë që mund t'ju shkaktojë
lëndim ose mund të dëmtojë produktin.
y
y
Nëse e instaloni TV-në mbi një mbështetëse, duhet të merrni masa që të shmangni
përmbysjen e produktit. Në të kundërt, TV-ja mund të bjerë, gjë që mund të
shkaktojë lëndim.
y
y
Nëse keni ndërmend që ta montoni pajisjen në mur, lidhni ndërfaqen e montimit në mur VESA
(pjesët fakultative) në pjesën e pasme të pajisjes. Kur e instaloni TV-në për montim në mur (pjesë
fakultative), bashkojeni me kujdes në mënyrë që të mos bjerë.
y
y
Përdorni vetëm pjesët shtesë / aksesorët që specifikohen nga prodhuesi.
y
y
Kur të instaloni antenën, konsultohuni me një punonjës shërbimi të kualifikuar.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
y
y
Ne rekomandojmë që të mbani një distancë prej të paktën sa 2 ose 7-fishi i
madhësisë së ekranit kur shikoni TV.
Nëse shikoni TV për një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë turbullim në shikim.
y
y
Përdorni vetëm llojin e specifikuar të baterisë.
Kjo mund të shkaktojë dëmtim të telekomandës.
y
y
Mos i përzieni bateritë e reja me bateritë e vjetra.
Kjo mund të shkaktojnë mbinxehjen e baterive dhe rrjedhjen e tyre.
y
y
Sigurohuni që të mos ketë objekte ndërmjet telekomandës dhe sensorit të saj.
y
y
Sinjali nga telekomanda mund të ndërpritet nga drita e diellit ose nga një dritë tjetër
e fortë. Në këtë rast, errësojeni dhomën.
y
y
Kur të lidhni pajisjet e jashtme, të tilla si konsolat e videolojërave, sigurohuni që
kabllot e lidhjes të jenë mjaftueshëm larg.
Në të kundërt, produkti mund të bjerë, gjë që mund t'ju shkaktojë lëndim ose mund
të dëmtojë produktin.