Lidhja me rrjetin, Lidhja e rrjetit - me valë, Masat paraprake për rrjetin me valë – Samsung UE40F5300AW User Manual

Page 190

Advertising
background image

Shqip - 10

Konfigurimi i rrjetit

Përditësimi i manualit elektronik

Hapn Smart Hub dhe zgjidhni Aplikacione, dhe më pas zgjidhni Aplik. të tjera. Manuali elektronik mund
të përditësohet në të njëjtën mënyrë si me përditësimin e një aplikacioni.
Në ekranin Aplik. të tjera, zgjidhni Përdit. aplik.. Zgjidhni manualin elektronik nga lista. Manuali elektronik
fillon përditësimin në versionin më të fundit. Sidoqoftë, Përdit. aplik. do të shfaqet në ekran vetëm kur
kërkohet përditësimi.

Lidhja me rrjetin

Lidhja e Smart TV me rrjetin jep akses në shërbimet në internet, si Smart Hub, si dhe në përditësimet e
softuerëve.

Lidhja e rrjetit - Me valë

Lidhni televizorin me internetin me anë të një rrugëzuesi ose modemi standard. Për ta lidhur me valë, duhet
fillimisht të bashkoni një “Përshtatës Samsung i LAN-it me valë” (WIS09ABGNX ose WIS12ABGNX - që
shitet veçmas) tek një portë USB ose te televizori. Shihni figurën më poshtë.

Përshtatësi Samsung i

LAN-it me valë

(Nuk disponohet)

Paneli anësor i TV-së

Ndarësi IP me valë

(Rrugëzues me server DHCP)

Kablloja LAN (Nuk disponohet)

Porta LAN në mur

Masat paraprake për rrjetin me valë

• Përshtatësi Samsung i LAN-it me valë mbështet protokollet e komunikimit IEEE 802.11a/b/g dhe n.

Samsung-u rekomandon përdorimin e IEEE 802.11n. Kur luani video në një lidhje IEEE 802.11b/g,
videoja mund të mos luhet rrjedhshëm.

• Për të përdorur rrjetin me valë, televizori duhet të lidhet me një rrugëzues ose modem me valë. Nëse

rrugëzuesi me valë mbështet DHCP-në, televizori mund të përdorë adresë DHCP ose statike për t'u
lidhur me rrjetin me valë.

• Zgjidhni një kanal për rrugëzuesin me valë që nuk është aktualisht në përdorim. Nëse kanali i caktuar

për rrugëzuesin me valë po përdoret aktualisht nga një pajisje tjetër, kjo rezulton në interferencë dhe/
ose ndërprerje të komunikimit.

• Shumica e rrjeteve me valë kanë sistem opsional sigurie. Duhet të krijoni një kod sigurie me anë të

karaktereve dhe numrave për të aktivizuar sistemin e sigurisë të rrjetit me valë. Më pas ky kod sigurie
nevojitet për t'u lidhur me rrjetin me valë.

[UF5300-XH]BN68-04808T-03L16.indb 10

2013-11-13 4:37:32

Advertising
This manual is related to the following products: